Riorganizimi i Trupave Inspektuese
Një nga dy drejtimet kryesore te reformës se inspektimeve është ai qe lidhet me organizimin dhe funksionimit e trupave inspektuese. Për t’i përgjigjur problemeve organizative te identifikuara si fragmentimi i inspektorateve, tipologjitë e ndryshme organizative te përdorura si dhe dobësitë koordinatave, reformat do te synoje reduktimin e numrit te trupave inspektuese përmes bashkimeve dhe shkrirjeve te tyre sipas parimit “Një inspektorat për një ministri”. Ne praktike, ky parim është i mundshëm ne shumicën e ministrive dhe trupave inspektuese te tyre.
Një ri-organizim i tillë premton fuqizimin organizativ të trupave inspektuese, përqendrimin e forcave dhe burimeve, rritjen e shanseve për koordinim vertikal dhe horizontal. Ndërkaq ky riorganizim jep efekte edhe ne drejtim te rritjes se shkalles se njohjes dhe informimit te vete subjekteve qe inspektohen. Ndaj riorganizimi i inspektorateve pritet te këtë efekte pozitive.
Thelbi i rolit të Inspektoratit Qendror, në riorganizimin e trupave inspektuese përmblidhet në:
i) udhëheqjen programore dhe metodologjike te inspektimeve;
ii) koordinimin e inspektimeve
iii) monitorimin dhe vlerësimin e performances se përgjithshme
iv) trajnimin dhe atestimin e inspektoreve.
Sistemi organizativ trekëndor: Inspektorat Shtetëror ne varësinë e një ministrie, vete ministria e linjës dhe Inspektorati Qendror, se bashku me kompetencat dhe rolet përkatëse përben një sistem check and balance qe vlerësohet se do te mund te zhvillohet ne mënyrë harmonike te tille qe te siguroje arritjen e qëllimeve të reformës në inspektim
.
Ministria e Brendshme
Ministria e Drejtësisë
Inspektimi i Profesioneve të Lira
Ministria e Ekonomisë
Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave
Ministria e Punës
Ministria e Shëndetësisë
Ministria e Punëve Publike dhe Transportit
Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve